Bota

Arrestohet autori tjetër i vrasjeve masive në Kanada, 32-vjeçari vdes disa orë më vonë në spital, policia: Mund të jetë vetëplagosur

8 Shtator 2022, 08:25| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 17:50

  • Share

I arratisuri që ishte në kërkim për sulmin masiv e thikë në Kanada që vrau 10 persona dhe plagosi 18, vdqi në spital pas menjëherë pasi policia arriti ta arrestojë, konfirmoi policia, me burime që thonë se vdekja e tij ishte rezultat i plagëve të vetëshkaktuara.

Myles Sanderson-it iu rëndua gjendja shëndetësore pas arrestimit, dhe u dërgua në spital ku vdiq, tha ndihmës komisioneri i policisë kanadeze Rhonda Blackmore në një konferencë për shtyp mbrëmjen e të mërkurës. Policia gjeti një thikë në kamionin e vjedhur që po përdorte i arratisuri, të cilin oficerët e kishin shtyrë nga rruga në një kanal për të kapur këtë të fundit, por Blackmore nuk dha asnjë koment për shkakun e vdekjes.

Burime më herët konfirmuan për Guardian se Sanderson vdiq pak pasi u fut në paraburgim. Ata thanë se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të vetë-shkaktuara. Burime policore dhanë detaje të ngjashme për median kanadeze Global News dhe Associated Press.

Me Sanderson të vdekur, policia mund të mos kuptojë kurrë se çfarë e motivoi atë për të bërë therjen masive, tha Blackmore.

Të paktën 10 persona vdiqën dhe 18 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit me thikë nga vëllezërit Damien Sanderson dhe Myles Sanderson në Saskatchewan, të cilët goditën persona rastësorë në 13 vende të dy komuniteteve.

Ndërsa Myles Sanderson vdiq të mërkurën, vëllai i tij Damien Sanderson u gjet i vdekur disa orë pas ngjarjes.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?