Gazmond Haxhifejzullahi dhe Edona Llalloshi

Kosova & Rajoni

Arrestohet bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, dyshohet për dhunë në familje

13 Dhjetor 2024, 18:55| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 19:03

  • Share

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi,  është arrestuar nga policia e Kosovës.

Sipas mediave online Haxhifejzullahi dyshohet për dhunë në familje. Thuhet  se konflikti ka nisur me këngëtaren, në lidhje me një pronë që pretendohet se i takon kandidates për deputete.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?