Arrestohet bashkëpunëtorja e Navalny, reagon opozitari rus

25 Dhjetor 2020, 13:15| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 13:18

  • Share

Aktivistja ruse Lyubov Sobol, një aleate e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, është nën hetim për "kërcënime" kundër një agjenti të dyshuar në agjencinë e spiunimit rus FSB.

Sipas Fondit Antikorrupsion të Z. Navalny (FBK), policia bastisi banesën e zonjës Sobol rreth orës 07:00 me orën lokale në Ditën e Krishtlindjes dhe e mori për pyetje.

Ivan Zhdanov, kreu i FBK, tha se zonja Sobol po hetohej për shkelje “me përdorimin dhe kërcënimin e dhunës”, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Sipas ekipit të Navalny, sulmi i policisë lidhet me përpjekjen e Sobol për të vizituar shtëpinë e agjentit të FSB Konstantin Kudryavtsev. Navalny thotë se Kudryavtsev mori pjesë në komplotin për ta helmuar atë me Novichok në gusht, për këtë arsye ai e kishte marrë atë në telefon duke u shtirur si zyrtarë iu lartë rus, nga ku kishte shtyrë agjentin të fliste për sulmin.

Kudryavtsev i tha atij se Novichok ishte vendosur në një palë të mbathjeve të z. Navalny. Të hënën, Z. Navalny postoi një regjistrim të bisedës 45-minutëshe në kanalin e tij në YouTube, ku është parë më shumë se 19 milionë herë

Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo përgjegjësi për helmimin e Navalny, duke deklaruar se asnjë agjent Novichok nuk u gjet në trupin e tij kur ai u trajtua në Omsk.

Moska ka thënë gjithashtu se çdo akuzë kundër tyre është pjesë e një fushate më të gjerë perëndimore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?