Biznesmeni Pëllumb Petritaj

Arrestohet biznesmeni Pëllumb Petritaj, falsifikoi dokumentet e një prone në Zvërnec

10 Tetor 2018, 15:34| Përditesimi: 10 Tetor 2018, 16:41

  • Share

Vlore- Arrestohet nga policia biznesmeni Pëllumb Petritaj 54-vjeç. Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, pasi dyshohet të ketë falsifikuar dokumentet e një toke rreth 100 Ha tokë në zonën e Zvërnecit

Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale "Falsifikimi i dokumentave" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit.

Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Mësohet se biznesmeni ka pasur postin e kryetarit të Partisë Republikane të Vlorës. Ai ka qenë në mesin e personave të akuzuar edhe për falsifikimin e tokave në Karaburun, por ka dalë i pafajshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?