Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali! U kap me drogë, sekuestrohen 300 mijë euro! Si e ndihmonte e dashura rumune për pastrimin e parave

13 Gusht 2022, 11:27| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 12:39

  • Share

Një biznesmen 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Anton Likmeta është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Vicenzës pasi u kap me 670 gramë kokainë dhe17 gramë kanabis. Policia italiane ka sekuestruar lëndën narkotike si dhe 300 mijë euro. Fillimisht, 35-vjeçarit i gjetën 43 200 euro në banesën e tij, ndërsa rreth 250 mijë euro u sekuestruan nga llogaritë bankare të së dashurës së biznesmenit shqiptar.

Gjatë hetimeve që nisën qysh prej vitit 2021, u zbulua se partnerja e tij rumune merrte paratë e drogës dhe i kalonte në llogari bankare në Rumani për të penguar identifikimin e origjinës së paligjshme të parave. Këto llogari ishin krijuar në emër të personave të besuar të çiftit.

Likmeta ishte pronar i një kompanie për tregtimin e automjeteve luksoze si Porsche dhe Maseratti. Biznesin duket se e përdorte për të pastruar paratë që përfitonte nga trafiku i drogës. Hetimet zbuluan se Likmeta prej disa kohësh menaxhonte një rrjet trafiku droge në të gjithë rajonin e Trivenetos dhe arrinte të bënte xhiro me qindra mijëra euro. Pas arrestimit të një personi në zonë, të cilit iu gjet një sasi drogë, hetuesit gjetën burimin kryesor të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Aktiviteti i paligjshëm i tregtimit të kokainës dhe pastrimit të të ardhurave të paligjshme u ndalua për herë të fundit në prill të vitit 2022, kur Karabinierët e Njësisë Hetimore gjetën dhe ndaluan çiftin brenda një makine luksoze. Operacionet e kërkimit të Likmetës, të shtrira edhe në shtëpinë e tij, bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e rreth 670 gramëve kokainë, 15 gramë hashash, 43 200 euro cash dhe arrestimit në flagrancë të 35-vjeçarit. 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 13/08/2022 15:52

    Po pra rumunia...3 milion kemi trafikanta me shume se Rumania

    Përgjigju
  • Jurxhin: 13/08/2022 14:22

    E ka tradhtuar rumunja. Jane njerezit me te felliqur ne bote.

    Përgjigju
  • Bim: 13/08/2022 12:09

    Ne shqiperi fjala biznesmen eshte sinonim i fjales trafikant Çudi si nuk protestojne ata qe jane me te vertete biznesmene,apo nuk ekzistojne te tille

    Përgjigju
    • O bim: 13/08/2022 15:21

      Po ku ka biznesmen aty....më thuaj nje emer..hahahaha..mgjth,pergjigja juaj eshte e saktè!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?