Luigi Abbruzzese, mafiozi i kapur sot nga policia italiane

Bota

Arrestohet bossi i mafies kalabreze, "mbushi" Italinë me drogë nga Shqipëria

18 Gusht 2018, 18:32| Përditesimi: 18 Gusht 2018, 18:46

  • Share

Policia italiane ka arrestuar një nga kokat e mafias kalabreze Ndrangheta, Luigi Abbruzzese, i cili ishte shpallur në kërkim që nga viti 2015. 29-vjeçari, ishte në listën e njerëzve më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Kur policia e ndaloi atij iu gjetën 2 armë dhe një mjet identifikimi fals. Abbruzzese ishte dënuar me 20 vite burg për trafik droge raportojnë mediat italiane.

 “Luigi Abbruzzese nuk është një dosido, por shefi i Cassano-s, ku është një ‘Ndrangheta që lidhet me atë të Gioia Tauro. Ai mund të krijonte raporte të drejtpërdrejta me trafikantët kolumbianë, afganë e shqiptarë”, ka thënë prokurori i Antimafias, Nicola Gratteri.

Bossi i mafies kalabrese ka arritur t’i shpëtojë policisë italiane gjatë operacionit “Gentleman” në vitin 2015, ku u zbulua sesi grupi i tij, arriti të krijonte një kanal ku kalonte droga nga Shqipëria dhe Amerika Latine. Droga që trafikohej nga Shqipëria ishte e llojit marijuanë dhe heroinë dhe kalonte nëpërmjet detit apo në automjete të ndryshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?