Foto ilustruese

Arrestohet dhe ekstradohet nga Italia shqiptari 39- vjeçar, iu gjetën 332 kg kanabis para 6 viteve

8 Mars 2020, 11:50| Përditesimi: 8 Mars 2020, 11:55

  • Share

Një 39- vjeçar nga Kavaja i shpallur në kërkim është kapur dhe ekstraduar nga Milano në Tiranë pasi u dënua për 6 vite e 8 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike.

Bashkim Demrozi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale "Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë".

Pas apelimit, Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg.

Në vitin 2014, gjatë udhëtimit nga Durrësi në Bari, atij iu gjetën dhe u sekuestruan 332 kg cannabis sativa.

Gjithashu nga hetimet rezultoi se Bashkim Demrozi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime për gjetjen dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?