Nagip Krasniqi, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) është arrestuar nga policia e Kosovës.
Ai akuzohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi, thanë autoritetet.
Prokuroria Speciale tha se gjatë aksionit të zhvilluar të mërkurën është bastisur zyra e të dyshuarit në Prishtinë, dy banesa në kryeqytetin e Kosovës që ishin në pronësi të tij, me qëllim që të gjenden dëshmi “që kanë të bëjnë me veprat penale".
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, u tha në njoftim.