LEZHË- Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua mbrëmjen e së premtes forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.
41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës".
Prodani, rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë dhe në vitin 2019-të ishte denoncuar dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, se kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Në atë kohë 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht.
Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Alfred Prodani
Policia ka publikuar video nga momenti i arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani. Mësohet se nuk ka bërë rezistencë në momentin që policia i ka njoftuar vendimin për arrestimin për llogari të INTERPOL për t'u ekstraduar në Spanjë.
Komente

Po ky ka 25 vjet qe vjedh po perseri me mir ky se kryeministri qe vjedh shqiptaret,ky ordineri ka vjedhur neoer bote. Ky eshte i blinduar me prona,cfar do i bejne 2-3 vjet burg
PërgjigjuNje pyetje: Kush e zgjodhi dhe emroi drejtor kete person? Ai vet eshte nje grabites dhe i tille mbetet, por drejtor nuk u be vet, dikush hodhi firmen. Ky person, qe e emroi, duhet denoncuar dhe minimalisht i duhet hequr e drejta te emroi te tjere drejtore...
PërgjigjuNga hajdut shtepish ne drejtor ujesjellesi,ketij i thone katapultim karriere,jo shaka!Po perpara se t'a benin drejtor,nuk e kontrolluan nese kishte probleme me drejtesite brenda e jashte vendit?!
PërgjigjuJa pritenkur te dale ndonje hajdut pikturash ne France
PërgjigjuQeveri që e duam dhe km idiot dhe faqezi që sot iu sil SPAK-t për ta kthyer vemendjen e opinionit nga ”kriminelët” e tij!
PërgjigjuKeta ne kurbini jane te gjithe hajdute....e bejne nga e keqja se jane te varfer.....
PërgjigjuSkifter Kurbini,si ka mundesi keta jane nona vjedhjeve te shtepive.
PërgjigjuDonin te vidhnin dhe shpin e Xavit po i perzuri qeni dhe iken me vrap si legena.te nesermen ja helmuan nga inati
PërgjigjuEshte e tmereshme diten drejtor,naten hajdut
PërgjigjuFiks eva
edhe diten hajdut
Ka lezet or vlla. Gjithe kuadri socialist i galaktikorve te Rames me ekspertize te jashtme. Tani jane rruges per master burgu.
PërgjigjuPale sa të tjerë do arrestohen për llogari të spanjës, për 2 ditë 2 të arrestuar për ekstratim, mirë jemi!
PërgjigjuPo ky ka 25 vjet qe vjedh ,dhe kohen qe ka qen drejtor vit per vit ka shkuar duke vjedhur. Po me mir se kryeministri qe e ka emeruar drejtor se ky vjedh neper bote ndersa kryeministri vjedh shqiperine
Po pse qenka i Rames drejtori i ujesjellesit te Kurbinit. Pa le, i Kurbinit??? Hej çfare mileti jemi ne, shyqyr qe eshte Rama t'ia veshim te gjitha krimet atij????