Ekrem Imamoglu

Bota

Arrestohet edhe avokati i Imamoglut, mbrojtësi ligjor i rivalit të Erdoganit

29 Mars, 09:18| Përditesimi: 29 Mars, 09:24

  • Share

Autoritetet turke kanë arrestuar avokatin e rivalit kryesor politik të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, Ekrem Imamoglu, ka njoftuar të premten një deputet nga radhët e partisë më të madhe opozitare, CHP.

Mehmet Pehlivan, avokati që e ka mbrojtur kryetarin e bashkisë së Stambollit, në hetimet e fundit, është arrestuar mbi “akuza të sajuara”, ka shkruar deputeti i CHP-së, Taskin Ozer, në rrjetin social X pa dhënë detaje të tjera.

E kundër arrestimit të avokatit, ka reaguar edhe vetë Imamoglu i cili përmes një postimi në X ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Si të mos mjaftonte grusht-shteti kundër demokracisë, ata nuk mund ta durojnë faktin që viktimat e këtij grusht-shteti po mundohen të mbrohen”, ka thënë Imamoglu.

Kryebashkiaku i Stambollit  u arrestua më 19 mars. Ai akuzohet për korrpusion dhe terror, kjo e fundit pasi organet e hetimit pretendojnë se Imamoglu dhe qindra të lidhur me të kanë ndihmuar edhe partinë kurde PKK e cila është futur nga Erdogan në listën e organizatave terroriste. Arrestimi i tij ka nxitur protesta masive anti-qeveritare në mbarë vendin. Si rezultat i protestave janë arrestuar me mijëra persona.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?