Arrestimi i 3 nga 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, sipas ministrit Bledi Çuçi, është tregues i bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike.
“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë,” – u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 3 bashkëpunëtorët anglezë! Në kërkim ekzekutori portugez dhe një tjetër
B.K./ReportTv.al