Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani

14 Gusht, 12:24| Përditesimi: 14 Gusht, 14:05

  • Share

Fabio Ballabani një prej emrave të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK ndërmarrë në maj 2024 kur u goditën 7 grupe kriminale. është arestuar në Gjermani.

Ballabani rezulton të jetë anëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe është arrestuar në Gjermani. Drejtori i policisë Rrumbullaku tha sot se urdhërarresti i është komunuar Ballabanit në një burg të një shteti tjetër ku ndodhet i arrestuar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve intensive të “Fast Albania”  me “Fast Gjermani” është bërë e mundur kapja me qëllim ekstradimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fabio Ballabani. Me vendim të Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Fabio Ballabanit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”informoi sot policia. 

Fabio Ballabani është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.

Ishte viti 2019. Burri i gjyqtares, Kristaq Prifti Saida Dollani denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të këtij viti teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.  

“Në një moment dola për të pirë një cigare nga një lokal ku isha me një mikun tim. Në atë moment kaloi gruaja ime me një shoqe dhe vajzën e saj, ndërsa pak minuta më pas erdhi një djalë i ri rreth 20-22 vjeç. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë, më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë dhe mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’. Kërcënimi ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda" ka qenë dëshmia e bashkëshortit të gjyqtares

Saida Dollani u largua  nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020.

Zbardhja e bisedave të Sky-Ecc zbuluan se Shullazi e kishte urdhëruar nga burgu kërcënimin e gjyqtares.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?