Foto ilustruese

Arrestohet francezi në Tiranë, tentoi të kryente blerje e pagesa në institucione financiare me karta virtuale

10 Korrik, 14:10| Përditesimi: 10 Korrik, 14:13

  • Share

Tirane- Një 25 vjeçar me banim në Francë është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tone” informoi sot policia e Tiranës.

Operacioni u kodua “Virtual shade”.

I ndaluar është shtetasi L. G., 25 vjeç, banues në Francë, për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.  

  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.

 Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 10/07/2024 14:41

    Artikulli duket i paplote ose njoftimi i policise sben sens. Kartat virtuale sjane te jashteligjshme. Kushdo qe e ka bere njoftimin e policise nuk ka kuptuar vepren e vertete penale, qe mund te kete qene perdorimi i kartave te vjedhura. Cdo aplilacion bankar te jep mundesine te hapesh karte virtuale e cila mundeson me shume siguri ne tregtare te panjohur online, qe te mos perdoresh karten kryesore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?