Holtian Xhangolli

Arrestohet futbollisti, e kishte kthyer lokalin në fshat për baste sportive online

22 Janar 2020, 16:43| Përditesimi: 22 Janar 2020, 17:29

  • Share

KORÇË - Teksa vënia e basteve sportive është e ndaluar me ligj në Shqipëri, ky fenomen gjen ende vend përmes faqeve online të huaja. Në Korçë është arrestuar një 24-vjeçar, i cili është futbollist i ekipeve të moshave në këtë qark, pasi në një lokal në fshatin Barç  kishte krijuar kushtet e nevojshme, duke ngritur një bazë të bastesve sportive. Futbolliti  Holtian Xhangolit është i regjistruar edhe në sektorin e garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa është zbuluar nga policia, se kryen aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive .

Holtian Xhangolli akuzohet për veprat penale të "Organizim i lotarive të pa lejuara","Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Sipas një raporti të policisë, në 14 janar 2020 gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që është në përdorim nga Holtian Xhangoli u konstatua se në këto ambiente organizoheshin lojëra fati të paligjshme, si dhe nuk ishte i regjistruar si biznes në organet kompetente.

Policia sekuestroi celularin e të riut në të cilën u gjend në njërën prej faqeve, një link që i përket një faqeje sportive. Në rubrikat e saj shihen biletat e luajtura, bilancet, shumat e luajtura si dhe në rubrikën e mesazheve dhe "Whtasapp ka përmbajtje me vënie bastesh online, të cilat janë fotografuar nga eksperti dhe janë marrë nën cilësinë e provës materiale.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lola: 22/01/2020 23:47

    bravo dhe une them keshtu kte ta denojne si zogun ndersa kta pronaret e pikave qe jane bosat e trafikut bejne pall ariu ne tirane

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/01/2020 22:42

    Na mbytën fshatarët

    Përgjigju
  • Skam emer: 22/01/2020 19:55

    Une them qe kete djalin ta denojme me burgim te perjeteshem. Kurse ata qe vrasin me arrest shtepie. Ligji duhet te jete i forte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?