Ditën e shtunë, gjatë një prej protestave të shumta të zhvilluara në Rusi policia ka arrestuar gruan e liderit Opozitar Alexei Navalny.
Yulia Navalnaya ka postuar një selfie në instagram ditën e shtunë ku kërkonte ndjesë për cilësinë e dobët të ndriçimit në automjetin policor.
Më parë ajo kishte postuar një selfie gjatë protestave në Moskë. Zonja Navalny është një prej qindra protestuesve të cilët tashmë janë arrestuar në protestat kombëtare nën temperatura -50 gradë celcius. Keto protesta ishin planifikuar më herët këtë javë si reagim ndaj arrestimit të Navalnyt të dielën e kaluar. Kritiku i Kremlinit u arrestua nga forcat policore sapo mbërriti në Rusi pasi kishte kaluar 5 muajt e fundit në Gjermani ku po rikuperohej nga një helmim.
Atij i ishte dhënë agjenti vdekjeprurës Noviçok në një tentative e cila besohet se është ndërrmarë nga rivali i tij presidenti Vladimir Putin. Në vijim të arrestimit të tij gjykata e dënoi atë me një muaj burgim për shkelje të një verdikti të pezulluar nga viti 2014 për evazion fiskal. Navalny shprehet se akuzat ishin të motivuara politikisht. Ai do të rikthehet në gjykatë në muajin Shkurt për të mësuar nëse do kryejë edhe tre vite të tjera dënim. Ditën e shtunë, sipas organizatës OVD që monitoron burgimet politike, u raportuan rreth 850 arrestime në fillimet e protestave në lindje të Siberisë, ndërkohe që priten shumë të tjera në grumbullimet e mbasdites në perëndim të Moskës dhe Shën Petërburgut.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i liderit opozitar rus/ Qytetarët sfidojnë të ftohtin -50 gradë dhe COVID-in! Mbi 40 mijë qytetarë në shesh, policia arreston dhunshëm 2000 prej tyre
//ReportTv.al