Tiranë-Një 37-vjeçar, i dënuar me parë për vjedhje, është vendosur në pranga nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet se ka vjedhur 9 monopatina dhe biçikleta.
Sipas njoftimit të policisë, ai shfrytëzonte edhe dy 12-vjeçar për kryerjen e grabitjeve, të cilët pasi i vidhnin ja dorëzonin autorit.
Policia i sekuestroi edhe një thikë gjatë kontrollit fizik.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. A., 37 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë muajit shkurt dhe mars ka vjedhur 5 monopatina, 3 biçikleta dhe 1 motomjet", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente
