Kronikë

Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite

29 Janar, 13:45| Përditesimi: 29 Janar, 13:55

  • Share

Tiranë- Një 24 vjeçar në Tiranë është vendosur në pranga nga policia pasi kishte vjedhur 5 monopatina në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë grabitjet nga 24 vjeçari i dënuar edhe më parë për dhunë në familje janë kryer nga data 24-28 janar.

“U arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;

Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;

Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;

Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;

Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K”, informoi sot policia.

Operacioni u kodua “Përsëritësi”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?