Kronikë

VIDEO/ Arrestohet hajduti serial në Tiranë, ishte me precedentë penal

29 Prill, 14:12| Përditesimi: 29 Prill, 14:25

  • Share

Tiranë- Një 30-vjeçar nga Skrapari ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje  gjatë këtij muaji.

Sipas njoftimit të policisë 30-vjeçari ishte me precendentë penal në fushën e vjedhjeve.

Ndërkohë nga disa pamje të siguruara nga policia, shihen disa momente kur i arrestuari vjedh një monopatinë dhe celular në një dyqan.

Operacioni u kodua ‘April’.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të denoncuara nga qytetarë ose administratorë subjektesh, gjatë këtij muaji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin policor të koduar “April”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi T. H., 30 vjeç, banues në Skrapar. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 celularë dhe një shumë parash në 2 dyqane, 1 monopatinë, një market, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 subjekte të tjera. Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 30-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?