Kronikë

Autor i 11 vjedhjeve, arrestohet hajduti ‘serial’ në Tiranë (VIDEO)

13 Dhjetor 2024, 14:26| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 15:17

  • Share

Tiranë-Një 26-vjeçar në Tiranë është arrestuar si autor i dyshuar 11 raste vjedhjesh dhe 1 rast vjedhjeje e mbetur në tentativë. 

Gjatë këtyre rasteve, sipas policisë, Marjos Kecaj dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë nëpër automjete, skutera elektrikë si dhe shuma parash apo sende të tjera.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Falco".  

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Marjos Kecaj 26 vjeç, banues në Tiranë.  Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 11 rasteve të disa vjedhjeve të ndryshme dhe i 1 vjedhjeje të mbetur në tentativë, të kryera në Tiranë, gjatë dy muajve të fundit", informoi sot policia.

Ndërkohë nga kontrolli fizik policia i sekuestroi të riut një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Operacioni u kodua 'Falco'.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?