Plagosja e 93 ushtarëve të KFOR, në pranga serbi që ushtroi dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan

25 Korrik, 12:20| Përditesimi: 25 Korrik, 12:29

  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan në vitin e kaluar.

I njëjti thuhet se ka përdorë dhunë në mënyrë aktive në Zveçan.

"Më datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari Dushan Drobaçi ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I arrestuari dyshohet për këto vepra penale: Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?