Një 20-vjeçar i identifikuar si Skerdi Karaj, është vënë në pranga nga policia në Gramsh pasi rrahu babain dhe e kërcënoi me thikë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Crunjë, ku u bë i mundur arrestimi i tij sepse babai 45-vjeçar i identifikuar si S.K., telefonoi policinë duke kërkuar ndihmë.
Forcat blu bëjnë me dije se 20-vjeçari dhunoi babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.