Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar zvicerian, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë celularin një 52-vjeçari në rrugën e Barrikadave.
Sipas hetimeve, i riu ka ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij, ku e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin.
Autori i dyshuar, J. K., u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa celulari u gjet gjatë kontrollit fizik dhe u sekuestrua si provë materiale.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në Rrugën e Barrikadave, një shtetas, ka vjedhur me dhunë aparatin celular një 52-vjeçari, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasin e huaj zvicerian J. K., 20 vjeç."-thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Komente
