AMP ka arrestuar ish oficerin e policisë së Lezhës, Klisman Nikolli, i cili ishte në kërkim për shpërdorim detyre, pasi lejoi kultivimin e kanabisit në vitin 2022 në Ungrej të Lezhës.
Në nëntor të vitit 2022, Klisman Nikolli u arrestua në Itali për vjedhje. Menjëherë pas arrestimit, Nikolli u përjashtua nga rradhët e policisë së Shtetit.
Sa i përket kultivimit të kanabisit, ishin dy vite hetime prej AMP, që zbuloi së bashku me Klisman Nikollit edhe një oficer tjetër si Serxhio Xhamalloti që kishte lejuar kultivimin e kanabisit.
Bazuar në këto hetime, Gjykata e Lezhës caktoi masën e arrestit në burg për të dy, bëhet fjalë për 29 korrikun e vitit të shkuar.
'Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë K.N., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Dy vite më parë ish-oficeri K.N. u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.', thuhet në njoftimin e AMP.
Pas pothuajse një vit në kërkim tashmë ekzekutohet masa e arrestit të caktuar nga Gjykata për Nikollin.
Klismani nuk ka qene asnjehere oficer policie ai ka qene me graden e rolit baze inspektor dhe e dyta nuk ka punuar asnjeher ne profil pune te natyres se hetimit te krimit apo mbledhjes se informacionit ai ka punuar ne patrulle rendi gjate gjithe kohes qe ka qene pjese e policise se shtetit . E treta kush eshte ai punojs policie qe punon patrulle rendi ne qytetin e Lezhes dhe lejon kultivimin e droges ne kashnjet eshte e pamundur per arsyen e thjeshte se nuk i merr leje askush nuk ka fuqi te mbroje askend . Pra pse shikoni cili eshte lepuri i madh qe fshihet pas emrit te Klismanit ose dicka nuk shkon me kete artikull
PërgjigjuTe lumte goja mato gruda po do te hane buk edhe keto, e vertet eshte ashtu si thua ti , une jam Avokati edhe te flas ne kopetencen e qe kam asnje prove ose fakt nuk ka per kete akuze vetem thashetheme edhe te turpshme .