TIRANË- Ish-drejtuesja e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, është vënë sot (26 tetor 2023) nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me urdhër të SPAK për shkak se akuzohet për përfshirje në pastrim parash me një grup kriminal që aktivitetin e ka pasur jashtë shtetit. Bashkë me të, po sot, u arrestua Ardian Malasi, me të cilin kreu veprimtarinë kriminale. Ndërkohë 2 vëllezër fierakë, Besjan dhe Leonard Ramaj, përkatësisht 53 dhe 50 vjeç, janë vënë në masë “arrest në burg” në mungesë pasi janë të dënuar në Belgjikë.
Hetimi i nisur nga SPAK ka ardhur pas një letërporosie të mbërritur nga Belgjika për disa kohë më parë për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.
Dy vëllezërit, të dënuar nga autoritetet belge për vepra të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, dyshohet "se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti në bashkëpunim të veçantë me ish-drejtuesen e komanduar të Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashin, dhe personin e tretë të arrestuar Ardian Malasi, kanë kryer veprime të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal" informoi sot SPAK.
Këto para më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
"Veprimet e tyre kanë konsistuar në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale" informoi SPAK.
SPAK bën me dije se gjatë hetimit janë identifikuar pasuritë dhe veprimet juridike të kryera mbi to dhe i është kërkuar Gjykatës së Posaçme sekuestrimi i 49 pasurive në total, dhe në veçanti 12 apartamente në Fier, 4 në Tiranë, 3 garazhe Tiranë, 27 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare dhe 2 makina.
Hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe identifikimi i pasurive të tjera. Aktualisht, Rajmonda Dashi ishte emëruar specialiste për zonën e Vorës dhe Kamzës.
Në dhjetor 2021, ajo dha dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i komanduar në Durrës, pas kërkesës për t’u larguar nga drejtuesi i asaj kohë i Kadastrës, Artan Lame. Në qershor 2022, Rajmonda Dashi ka qenë e pezulluar nga detyra në Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me 2 të tjerë, pas nisjes së një hetimi nga Prokuroria e Tiranës, iniciuar nga një kallëzim i mbërritur te akuza. Në atë kohë Gjykata e Tiranës caktoi “detyrim paraqitje” për Dashin, masë e cila është zbutur në muajt në vijim dhe rikthim të saj në detyrë.
Masat e sigurisë
Ndaj dy vëllezërve që vuajnë një dënim në Belgjikë dhe ndaj ish drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit dhe Ardian Malasin, GJKKO caktoi masat e sigurimit personal me vendimin nr. 114, datë 24 tetor 2023.
Rajmonda Dashi -' Arrest shtëpie'
Ardian Malasi - 'Arrest me burg'
Besjan Ramaj - 'Arrest me burg'
Leonard Ramaj - 'Arrest me burg'
Akuzat
Rajmonda Dashi, Ardian Malasi dhe vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj, akuzohen për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Me vendimin nr 29 të 23 tetorit 2023 Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin për pasuritë
4 apartamente në Tiranë
27 llogari bankare
1 shoqëri tregtare
2 automjete
SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy vëllezërve shqiptarë që janë arrestuar pasi dyshohet se kanë pastruar në Tiranë paratë e vendosura nga veprimtari kriminale në Belgjikë. Ata janë lënë në burg, ndërsa u janë sekuestruar 16 apartamente në Tiranë e Fier, 3 garazhe në Tiranë, 27 llogari bankare, si edhe 2 automjete. Këto pasuri ishin të grupit kriminal që vepronin në Tiranë, ku bënte pjesë edhe ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, si edhe një person tjetër. Të dy i ndihmonin vëllezërit për ta pastruar paratë në vendin tonë.
Çfarë u sekuestrua nga SPAK
12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
Një shoqëri tregtari;
2 (dy) automjete;
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës, Raimonda Dashi, ndaj të cilës Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Sipas njoftimit të SPAK, Dashi dyshohet se ka ndihmuar dy vëllezër shqiptarë që të pastrojnë paratë ne vendin tonë, të cilat dyshohet se ishin vënë nga aktiviteti kriminal i tyre në Belgjikë. Ata rezultojnë të dënuar për drogë nga autoritete belge.
Ndërkohë, për dy vëllezërit është vendosur masa e sigurisë 'arrest me burg' në mungesë. Një person nga Fieri është arrestuar, i cili në bashkëpunim me Dashin ndihmonte vëllezërit shqiptarë të pastronin paratë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e akteve te dërguara nga autoritetet e Drejtësisë së Mbretërisë së Belgjikës ka regjistruar procedimin penal nr. 18, të vitit 2023, për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorine e Përgjithme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasit shqiptarë B. R dhe L. R (vëllezër), të dënuar nga autoritetet Belge të Drejtësisë për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti në bashkëpunim të veçantë me personat nën hetim A.M dhe R.D kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Veprimet e tyre kanë konsistuar a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Në kuadër të këtij hetimi është kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masave të sigurimit personal shtrëngues për personat nën hetim.
Gjykata me vendimin nr. 114, datë 24.10.2023 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga nenet 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit B.R; L.R: A.M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal dhe masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasen R.D, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 26.10.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata ndaj shtetasve A.M. dhe R.D.
Gjithashtu gjatë hetimit janë identifikuar pasuritë dhe veprimet juridike të kryera mbi këto pasuri, ku është kërkuar sekuestrimi i pasurisë sipas ligjit Nr. 10 192, datë 3.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 29, datë 23.10.2023 ka vendosur sekuestrimin për pasuritë e mëposhtme:
12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
Një shoqëri tregtari;
2 (dy) automjete;
Hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe identifikimi i pasurive të tjera.
Kjo esht mbesa Lefter Kokes, hajde fis hajde
PërgjigjuHudhuni pak ne Vlore dhe Himare kapini kta plera se kan vjedh prona e kan gri dosje pafund.
PërgjigjuRRASINI NE BURG TE GJITHE KETO SHUSHUNJEZA DHE HIDHINI CELSAT NE DET ...VETEM KESHTU MUND TE ZEJNE MEND HAJDUTET E SHOQERISE TONE
PërgjigjuSpaku sduhet te harroje banditet e kadastres vlore si dhe ata te urbanistikes bashkia vlore ,te gjithe po ndertojne pallate hotele ,...
PërgjigjuNe fillim quhej kadaster, pastaj u be ZRPP ose hipoteke. Tani e quajne kadaster shteterore. Mund t’iu sugjerojme keto emra per te ardhmen: ÇB (çerdhe banditesh) HÇ (hajdute me çizme) FF (frike nga firma) BB (burgu per burrat) IBP(ilaçe i bofshi o plehra)
PërgjigjuHidhini nje sy dhe ketij GANI BENDOS se ka ber namin ne fier , dhe vazhdon me klientelen e tij te rrjepi partizani Lsi
Përgjigju