Veselin Veljoviç

Arrestohet ish-drejtori i policisë në Mal të Zi, Veljoviç akuzohet për krijim të një organizate kriminale dhe shpërdorim detyre

24 Korrik 2023, 11:49| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 11:53

  • Share

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviç është arrestuar mëngjesin e sotëm, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Veljoviç akuzohet për krijim të organizatës kriminale dhe shpërdorim detyra. Në pranga ka rënë edhe Mujo Nikoçeviç, anëtar i grupit të organizuar kriminal "Klani Skaljar".

Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë.

Veselin Veljoviç ka qenë drejtor i Drejtorisë së Policisë deri në vitin 2020.

Gjatë karrierës, ai është akuzuar shpesh nga partitë opozitare dhe mediat për mungesë transparence, keqpërdorim të policisë dhe pushtetit dhe përfshirje në raste të shumta të shitjes së pronës shtetërore.

Zyrtari i lartë i policisë ka qenë edhe këshilltar për sigurinë në kabinetin e ish-presidentin Milo Gukanoviç.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?