Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)

20 Nëntor, 16:38| Përditesimi: 20 Nëntor, 18:13

  • Share

Durres- Ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, kushëriri i Monika Kryemadhit, u arrestua sot me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi akuzohet për grabitjen e 13 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit nw Durrws, dhe kalimin e saj në pronësi të një 44-vjeçareje, e cila deri më tani me profilin e saj të ulët në politikë apo në biznes, lë dyshime se mund të mos jetë përfituesja fundore, por thjesht pronarja në letra.

Ardian Kona akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’, kryer në bashkëpunim me dy vartësit e tij, juristin e Kadastrës,  Bled Zerba dhe topografin,Leandro Dervishi, këta të dy në kërkim. Ndërsa përfituesja e tokës shtet 13 mijë metra katror në Lalëz, Arta Demiraj, është shpallur në kërkim, dhe akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

Sipas Prokurorisë së qytetit bregdetar, toka e shtetit në Gjirin e Lalzit u regjistrua bazuar në letra të falsifikuara që sipas hetimeve janë bërë nga përfituesja, Arta Demiraj.

Nga hetimi në kuadër të procedimit penal nr.670 i vitit 2024, rezultoi se shtetasja Arta Demiraj, në bashkëpunim me punonjësit e ASHK-së Durrës, shtetasit Ardian Kona, Bled Zerba dhe Leandro Dervishi, kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.

Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim  Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri, informoi sot Prokuroria e Durrësit.

Burime nga Prokuroria thonë se grabitja e tokës shtet duhet të jetë bërë në vitin 2016, kur Ardian Kona drejtonte Kadastrën dhe është zbuluar përmes përgjimeve. Toka në Lalëz tashmë është në sekuestro preventive, me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës.

Kusheriri i Kryemadhit
52-vjeçari i arrestuar, ish-kreu i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona është djali i avokates Flutura Kona, vajza e tezës së Monika Kryemadhit. Nëna e tij avokate është njohur së fundi, si e afërmja që shoqëron Monika Kryemadhin në SPAK, ku pranë fundit të tetorit është paraqitur në emër të deputetes në hetim për korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë, për të tërhequr vendimin e plotë të gjyqtarit Erjon Çela që e la në detyrim paraqitje ish-bashkëshorten e kreut të LSI-së. 

Përveçse avokate, e cila ka marrë pjesë edhe në seancat ndaj Monika Kryemadhit në GJKKO, Flutura Kona ka qenë anëtare e Këshillit bashkiak të Durrësit, nga radhët e LSI-së. Arta Demiraj është me origjinë nga Durrësi dhe banuese në Tiranë. Në zgjedhjet e vitit 2023, rezulton të ketë kandiduar nën siglën e Partisë Republikane, për anëtare këshilli bashkiak në Tiranë. Gjatë viteve ’99-2009 ka jetuar në Itali,  ndërsa nga vitit 2014 deri në vitin 2019, ka pasur 10% të aksioneve me ortak një italian në një kompani pastrimi.

E zbuluan përgjimet
Dosja është e vitit 2016. Shkak për zbulimin e saj janë bërë një sërë përgjimesh që janë kryer ndaj Zerbës, i cili ishte jurist në Kadastër si person i përfshirë në afera të ngjashme. Shtetasja Arta Demiraj sipas burimeve dyshohet të ketë qenë përfitues i pronës pas këtij procesi ilegal. Sipas burimeve janë një sërë falsifikimesh për të cilat shtetasit në fjalë po hetohen se i kanë kryer në bashkëpunim duke tjetërsuar pronën në Gjirin e Lalzit dhe jo vetëm, ndërkohë që kanë qenë pergjimet ato që kanë zbardhur emrat në fjale dhe kanë çuar në një zinxhir emrash të përfshirë të cilët kanë bashkëpunuar në vitet 2016-2017 kohë në të cilën Kona ka qene drejtues i Kadastrës, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Aldo Mustafa.

I arrestuar
Ardian Kona - 52 vjeç, me detyrë hartograf në ASHK Durrës – banues në Durrës – Akuzohet për "Shpërdorim detyre",
Në kërkim
Bled Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës -me detyrë jurist në ASHK Durrës - Akuzohet për "Shpërdorim detyre",
Leandro Dervishi - 34 vjeç, banues në Durrës - me detyrë hartograf në ASHK Durrës, Akuzohet për "Shpërdorim detyre"
 Arta Demiraj  44 vjeçe, banues në Tiranë – Akuzohet për "Falsifikimi i dokumenteve".

Operacioni policor i ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u kodua “Roli”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kico kushuri: 20/11/2024 20:54

    Spaku duhet te hetoje dhe Vangjel Tavon i cili me dokumenta fallco ka gllaberuar 14 Ha toke ne lekures.Babai i tije ka patur nje pyll ne Lekures Sarande dhe ky pyll me 280 shtepi te djegura te fshatit Lekures i njihet prone Gligor e Vangjel Tavo te cilet mbas hipotelkimit e kan shitur moljona euro.Dhe ne vende qe te hetohet ai gradohet,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?