Arrestohet ish-punonjësja e postës në Levan, vodhi 2 mln lekë nga pagesat e dritave dhe ujit

17 Shkurt 2020, 13:29| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 13:42

  • Share

FIER - Një ish-punonjëse e postës së Levanit u arrestua nga policia këtë të hënë, pasi dyshohet se nga janari 2019 deri në shtator 2019 të ketë vjedhur 2 milionë lekë të reja nga pagesat që qytetarët bënin për dritat dhe ujin.  

Ish-punonjësja e postës në Levan, ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën".

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan A. E., 30 vjeçe, banuese në Levan, Fier.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14 shkurt 2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale  “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas policisë, 30-vjeçarja, "nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qënë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët"

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?