VLORË - Edlira Shehu, që dikur ka shërbyer si sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, është arrestuar nga forcat e policisë së Vlorës, në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë. Lokalizimi dhe më pas arrestimi i ish-sekretares gjyqësore është arritur të realizohet nëpërmjet përgjimeve telefonike të kryera. Edlira Shehu, rezulton të ketë abuzuar me detyrën e saj, duke ndryshuar dizpozitivët e vendimit të gjykatës, dhe për pasojë sillte konfuzion mes palëve dhe gjyqtares që kishte gjykuar çështjen administrative.
Më konkretisht Edlira Shehu, në cilësinë e sekretares gjyqësore të gjyqtares me iniciale G.Xh, ka falsifikuar në mënyrë të qëllimshme dhe të përsëritur disa vendime gjyqësore të kësaj gjyqtare. Në sallën e gjyqit gjyqtarja G.Xh ka vendosur rrëzimin me kërkesës për njërën palë, nga ana tjetër gjatë zbardhjes së vendimit, sekretarja e shkruante në dokument pranimin e kërkesë padisë. Një veprim i tillë ka ndodhur në disa raste, çka ka sjellë konfuzion mes palëve të përfshira në proces gjyqësor dhe vetë gjyqtares G.Xh, që kishte shqyrtuar dosjen.
Gjatë hetimeve të kryera nga prokurori Arjan Xhaferaj, ky i fundit ka zbuluar se në një rast kjo sekretare ka grisur dhe më pas zhdukur komplet fashikullin gjyqësor, duke sjellë probleme në mbarëvajtjen e këtij procesi gjyqësor. Ndërkohë në disa raste të tjera dyshohet se Edlira Shehu ka falsifikuar dhe firmën e gjyqtares G.Xh, duke firmosur vendimet në emër të saj. Abuzimet e kësaj sekretare gjyqësore janë referuar në prokurorinë e Vlorë nga gjykata Administrative e Vlorës, ku pas hetimeve të kryera janë konstatuar një sërë shkelje.
Prokurorisë dhe policisë së Vlorës, i janë dashur disa muaj hetime që të lokalizojë Edlira Shehun në zonën e liqenit të thatë në Tiranë dhe më pas ta arrestojë atë. Gjatë marrjes në pyetje Edlira Shehu ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se këto veprime kriminale i ka kryer kundrejt pagesave që i bënin palët e përfshira në proces gjyqësor. Pagesat varionin në shuma të ndryshme dhe se një gjë të tillë, Shehu, ka pohuar se e kryente për të shlyer borxhet financiare që familja e saj kishte.
Policia thotë se "materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikullit".
Kjo kafsha me fytyre njeriu me gjithe ate Barbonin qe ka per vlla Ilir Shehu mashtronje njerezit.Ai plehera shtiret sikur eahte avokat ne amabasaden Amerikane ne Tirane.kundrejt shuma te parave ju premton njerezve viza amerikane.kujdes o njerez se vllai ksaj quhet Ilir Shehu eshte mashtrus dhe ai meriton burgun.Aty u kalbshin te dy pleherat
PërgjigjuPas disa ditesh del jashte dhe gjykohet ne arrest shtepie qe do te thote nuk i bejne asgje.Kjo eshte shqiperia e sotme e kriminalizuar deri ne palce dhe e pa shprese per tu bere.Prandaj per shqiptaret e ndershem ikja nga ky vend eshte shpetim.
PërgjigjuTë mos dali më nga burgu! Të tillë në vende të zhvilluar nuk dalin më nga burgu kurse në vende të tjerë u fluturon koka. Pra, të mos dali më nga burgu!
PërgjigjuPleher femer kjo me te vllan Ilir Shehu mashtrojn njerezit,vajzat e pambrojtura.Ilir Shehu vllai ksaj kafshe shtiret si avokat ne ambasaden Amerikane ne Tirane imerr para njerezeve duke ju premtuar viz amerikane ki kujdes.