Paratë e sekuestruara

Arrestohet kambisti në Durrës, ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë

1 Korrik 2022, 09:22| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 09:24

  • Share

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ushtronte veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Ai u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, ndërsa ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Si rezultat i operacionit "Informaliteti", u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës, për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi M. H. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?