Agim Ademi

Arrestohet kreu i Federatës së Futbollit Kosovë, sulmoi fizikisht zyrtarin e FFK-së

17 Mars 2022, 07:51| Përditesimi: 17 Mars 2022, 07:52

  • Share

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Mediat në Kosovë raportojnë se shkak i arrestimit të tij ishte dhunimi që ka kryer ndaj zyrtarit të FFK-së,  Artan Govori.

Vetë Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat dhe në të njëjtën linjë ishte edhe qëndrimi i FFK-së e cila theksoi se " pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit" duke e mohuar një sulm fizik.

Por vetë Atan Govori pretendon se nuk ishte  vetëm një debat por një sulm që është dashur të denoncohet në polici.

“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rrah me dikë. Me tregu drejtën nuk kanë qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dashur me e denoncuar në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka gërric. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai.

Ora 11:38
Arrestohet babai i Capital T, ky është kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës që dhunoi zyrtarin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme është babai i këngëtarit të njohur, Capital T.

Reperi ende nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me ngjarjen.

 

Komento

Komente

  • Mala: 18/03/2022 19:02

    Kemi "Armand" kendej e andej Drini, qe FFK e FFSH e mbajne peng apo nguliten perjetesisht ne drejtim te saj.Madje kete e marrin o me hater, o me "lufte",grusht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?