Lefter Alla

Me urdhër të SPAK, arrestohet kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla! Policia dhe BKH i mësyjnë në shtëpinë e vëllait (VIDEO)

15 Mars 2023, 21:41| Përditesimi: 15 Mars 2023, 23:00

  • Share

BULQIZË- Kryebashkiaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla është arrestuar me urdhër të SPAK. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, ndërsa mësohet se Alla është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion dhe se ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës. Arrestimi i Allës, vjen dy muaj nga zhvillimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 maj.

Report Tv ka sjellë video nga aksioni i policisë dhe BKH-së në Bulqizë gjatë kontrollove në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës. Nuk dihet se pse BKH ka kryer kontrolle në banesën e shtëpisë së Lefter Allës. Ndërkohë dyshohet se janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Kjo nuk është hera e parë që Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë PD e akuzoi për konsum kokainë në një lokal, ku shfaqi edhe një video si provë.

Por vetë Alla hodhi poshtë akuzat dhe tha se ajo është montazh. Ndërkohë nga përgjigjet e analizave të kryera pranë laboratorit të policisë shkencore rezultoi se nuk ishte konsumues i lëndëve narkotike.

Ora 22:47
Report Tv sjell video, policia dhe BKH mësyjnë në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës

Report Tv ka sjellë video nga aksioni i policisë dhe BKH-së në Bulqizë gjatë kontrollove në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës, i arrestuar mbrëmjen e sotme nga SPAK. Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat publike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rilind: 16/03/2023 11:26

    Po kurven e tij, Enkeleda Lleshin a e rrasen mren?

    Përgjigju
  • edi: 16/03/2023 08:56

    E MORE TI QE TA KA RRAS LALA. MIRE KUR SALIU ISHTE NE FUQI NUK TE LEJONTE TE DENOHESHIN NJEREZIT E TIJ, PO SOT QE NE FUQI ESHTE RAMA PERSE NJEREZIT E TIJ NUK BEJNE DENONCIME SI BEJNE NJEREZIT E SALIUT PER ATA ?!

    Përgjigju
  • Tiku: 16/03/2023 08:38

    Mos përtoni. Bëni dhe një xhiro nga këta drejtorët bashkiakë. Të keni punë për 5 vitet e ardhshëm

    Përgjigju
    • Sami Gopi: 16/03/2023 09:38

      O Tiku po ketu eshte pjerdhur nga te gjitha anet keta nuk kane frik as nga ligji as nga spaku jane tretesira te pangopura rilindasit o shok

  • Ta Rras Lala: 16/03/2023 07:16

    O komentusa a e shikoni ndryshimin e Ramës me Sali Bajgën ? Saliu ka bër vjedhje e kurpsjon të pa par me ish ministrat e kryebashkjakët e tij sa ka plas, por asnjë nga ata sështë dënuar se stë linte Sali hajdut krimineli malok ti merte policia. Prandaj mos lefni pa pushim por lutuni që të gjith hajdutët politikan nga të krahët të shkojn në burg e tu meret pasuria që kan bër me vjedhje. Jo vetëm ham , ham, ham por bëni ndryshimin o njerëz të mir.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 16/03/2023 07:05

    Pritet arrestimi i drejtorit te ujesjeĺles kanalizime Tirane Elton Kacidhja.

    Përgjigju
  • xhemal: 16/03/2023 06:51

    Mos keni merak do vije saliu e likja ne pushtet e do ja u mbush oborrin plote me plumba,do i jap nga nje pushke,plehrat do i beni poshte shtepise e do jeni te lumtur

    Përgjigju
    • Kosto: 16/03/2023 07:27

      E dija që edhe sot fajin e ka Saliu, mbroje fort shefin se do te sjelli dhe ty portokallle ne burg.

  • Qemal: 16/03/2023 01:43

    Koken hengshin te gjithe kriminelet dhe te korruptuarit e mi, ne cdo detyre qofshin, minister a zv.kryeminister, bashkiak apo kryebashkiak, mendon mes veti udheheqesi yne Ram sypatermi! Mjafton qe mos te me zene mua....

    Përgjigju
  • isai: 16/03/2023 00:43

    KAPIN KRYETARIN E BASHKISE BULQIZE ME FOND 100.000 EURO NE VIT,,,GJOJA PO LUFTOJNE KORRUPSIONIN,,,KURSE MINISTRAT DHE KRYEMINISTRI QE I FSHEH EUROT NE TUBA AJRIMI JANE TE MIRE ,,,NUK VJEDHIN,,,KJO ESHTE PER TU HEDHUR HI SYVE POPULLIT,,,POR POPULLI I KA NJOHUR KETA HAJDUTE SI DJE SI SOT,,,DMTH PD DHE PS....

    Përgjigju
  • Halim: 16/03/2023 00:26

    Mbase terheq kemben zvarre SPAKU edhe ketej nga Bashkia Vlore

    Përgjigju
  • Gjergj: 15/03/2023 23:56

    Mbledhjet e qeverisè pèr muajin maj, do mbahen nè oborrin e burgut tè Reçit. Vetèm kryeministri, "nuk di gjè" sepse pothuaj gjithè njerèzit e tij, i dalin hajdutè.

    Përgjigju
  • Edi: 15/03/2023 23:36

    Duan dhe mandat tjeter keta surreter!

    Përgjigju
  • Piruni: 15/03/2023 23:33

    Lezha e ka rradhen. Pirin Ndreu me Nokajt

    Përgjigju
  • Koco: 15/03/2023 23:14

    Merreni edhe ate Erjon Isain bashke me Lefterin se ai vec korrupsionit qe ka bere edhe ben sherben edhe si humorist burgu

    Përgjigju
  • Poshtë Hajdutët!: 15/03/2023 23:12

    SPAK ka rritur fuqinë e motorit! Vazhdoni më shpejt dhe më të fortë! Të gjithë të rinjtë do t'i jenë mirënjohës SPAK-ut! Por JO arrestim 1 ore dhe largohuni te lire nga dera e oborrit!

    Përgjigju
  • Populli: 15/03/2023 22:59

    S'ka mundesi te jete hajdut edhe ky. Nga paraqitja e jashtme duket cun i mire po do jete bloze nga brenda

    Përgjigju
  • Albi: 15/03/2023 22:34

    Ketej nga Bashkia Maliq kur do kaloje SPAK ?????

    Përgjigju
  • Shqipëria: 15/03/2023 22:19

    Unë them PS ta hapë një burg privat se u bonë shumë.

    Përgjigju
  • Denoncuesi: 15/03/2023 22:09

    O Rame o cte nxorenbojn ty kta mer daj! Shif se ke disa drejtore te Ministrise se Financave dhe ata kane kallezime ne SPAK! Pse i mban kta mer, mire te paafte po dhe hajduta!

    Përgjigju
  • Bobi: 15/03/2023 21:52

    Terheqsh kembet zvarre. Do zoti merr dhe te tjere me vehte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?