Policia e Serbisë ka arrestuar në shtëpinë e tij në Nesalcë, Jetmir Ismailin, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Ai lejoi shfaqen e një filmi nga shqiptar të financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Ndaj këtij veprimi të shtetit serb ka reaguar Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, sipas të cilit, aktualisht, i arrestuari Ismaili është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.
“Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër, po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc”, shkruan Lutfiu.
Ai tha se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.
“Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.”
Po ashtu për arrestimi ka reaguar edhe nga Kosova. Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, në një postim në Twitter, ka shkruar se ky arrestim ka ndodhur nga represioni i egër prej regjimi të Vuçiqit.
“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës”, shkroi Vela.
Dy ministra të qeverisë së Kosovës, kanë reaguar pas arrestimit të kreut të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, pasi u transmetua një film shqiptar i financuar nga Qeveria e Kosovës. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka akuzuar autoritetet serbe se paragjykuan përmbajtjen e filmit dhe se një gjë e tillë është mosdurim nacional.
“Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave. Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës. Ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional”, ka thënë ai.
Sipas Çekut, Serbia nuk ka ndryshuar.
"Për fat të keq ka ende qarqe politike brenda, në rajon e jashtë që besojnë në ndryshimin e Serbisë. Pikërisht politizimi nga ana e Serbisë edhe i artit, me të vetmin motiv që filmi është me aktorë shqiptarë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar, apo se mund të ndryshojë”, ka thënë ai.
Ministri ka njoftuar se ky projekt ishte njëri nga 78 projektet që Qeveria e Kosovës i mbështeti financiarisht përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Projekte këto që bartnin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin, avancimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës”, është shprehur ai.
Për të njëjtën ngjarje ka reaguar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën”, ka shkruar Murati, derisa tha se përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën dhe se do të dështojë përsëri.
“Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, ka thënë ai.
pse kta serbet nuk bejne asocacionin ne komunat e tyre me shumice shqiptare sic e kerkojne dhe ne kosove??
Përgjigjuo gjigand, ty po te presin qe ti japesh nje zgjidhje sa me pare edhe ketij rasti ashtu sic di vetem ti.
PërgjigjuPse nuk shkon ambasadori amerikan dhe keta te evropes ta verifikojne dhe te protestojne per kete!! Apo shqipetaret vlejne me pak!?
PërgjigjuKu dhe ç'anë te statures se VuçiçKakes e ka futur kokën kryeministri shqiptar qe nuk behet i gjalle per burgosjen SHQIPTARIT NE BUJANOVC???Apo eshte vllai i ALBIN KURTIT E VJOSA OSMANIT. Kryeministri shqiptar eshte nje trnakop ne duart e VuçiqKakes dhe krejt shovinizmit nacionalist serb.
Përgjigju