Arrestohet me forcë Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së arsimit Besa Shahini (VIDEO)

12 Janar 2021, 14:02| Përditesimi: 12 Janar 2021, 14:47

  • Share

KOSOVA- Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, dhe bashkëshorti i ish-ministres së arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj është arrestuar me dhunë nga policia e Prishtinës, gjatë ditës së sotme.

Molliqaj dhe aktivistë të tjerë  të partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para policisë së Kosovës.

Aktivistët kanë shkruar mbi muret e ndërtesës “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, si një mënyrë kundërshtimi për gjobat e vëna ndaj qytetarëve të cilët thyejnë rregullat anti-COVID, ndërkohë që nuk merret asnjë masë për partitë politika të cilat kanë filluar fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numri I aktivistëve të arrestuar është 13.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?