Foto e Leonardo Bertulazzi, pas arrestimit të parë në Argjentinë, në vitin 2002

Arrestohet në Argjentinë anëtari i “Brigadave të Kuqe” italiane, bleu shtëpinë ku u mbajt peng Aldo Moro! Prej 44 vitesh në kërkim

30 Gusht, 10:09| Përditesimi: 30 Gusht, 10:17

  • Share

Buenos Aires- Anëtari i arratisur i “Brigadës së Kuqe” italiane, Leonardo Bertulazzi, u arrestua dje (29 Gusht) në Argjentinë, për qëllime ekstradimi drejt Romës. 

Aksioni erdhi pas heqjes nga autoritetet të statusit të refugjatit, që e kishte marrë në vitin 2004, pak pas arrestimit të parë (2002), dhe përsëritjes së kërkesës për ekstradim nga Italia.

I arrestuar prej më shumë se dy dekadash nga Policia e Shtetit të Buenos Aires, pas një hetimi kompleks të kryer nga agjentët e Drejtorisë Qendrore të Policisë së Parandalimit, me policët e Digos së Genovas dhe Interpolit, Bertulazzi u lirua disa muaj më vonë, raporton “La Repubblica”.

Ai ishte në arrati që nga viti 1980. Bertulazzi, i cili i përket kolonës gjenoveze të “Brigadave të Kuqe”, duhet të vuajë një dënim total prej 27 vitesh burg për rrëmbim, shoqërim subversive, bandë të armatosur etj.

I arratisur që nga viti 1980, ai ishte fajtor, ndër krimet e tjera, për pjesëmarrjen në rrëmbimin e inxhinierit detar Piero Costa, që ndodhi në Genova, më 12 janar 1977.

Por jo vetëm kaq. Ai rezulton edhe si njeriu i organizatës, që bleu apartamentin për Brigadat, ku u mbajt peng për një kohë të gjatë politikani Aldo Moro, që u gjet i vdekur më pas.

50 milionë lireta u përdorën për të blerë apartamentin në “Via Montalcini” në Romë, ku Aldo Moro mbahej i izoluar pas rrëmbimit dhe më pas u gjet i vdekur.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?