Kronikë

Arrestohet në Berat 47-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali

1 Mars, 10:29| Përditesimi: 1 Mars, 10:48

  • Share

BERAT- Policia e qytetit ka finalizuar operacionin e koduar "Wanted", duke arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Mikel Berisha banues në Berat, akuzohet për përfshirje në një grup kriminal që kryente vjedhje me dhunë. Ndaj tij Gjykata e Beneventos, Itali, me vendim të datës 16.07.2019 ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Grup kriminal në vjedhje me dhunë", sipas Kodit Penal të Italisë.

Operacioni u zhvillua nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e të kërkuarit.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po ndjekin procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?