Tse Chi Lop

Arrestohet në Holandë 'El Chapo i Azisë', trafikanti më i njohur i drogës

23 Janar 2021, 22:22| Përditesimi: 23 Janar 2021, 22:26

  • Share

HOLANDË- Policia Holandeze ka bërë me dije se ka arrestuar ditën e premte “El Chapo-n e Azisë”, Tse Chi Lop. Lop, një shtetas kanadez i lindur në Kinë, u arrestua me kërkesë të policia Australiane, e cila pas hetimeve të kryera zbuloi se organizata e tij dominonte tregtinë e drogës Azi-Paqësor me 70 miliardë dollarë në vit.

Referuar mediave ndërkombëtare, ai ishte në listën e më të kërkuarve, teksa pritet të ekstradohet drej Australisë. Policia e krahason Tse Chi Lop me  ‘El Chapo’ si edhe me Pablo Escobar.

Tse, një ish-i dënuar që jetonte më parë në Toronto, ka lëvizur midis Macau, Hong Kong dhe Tajvani në vitet e fundit, sipas oficerëve të kundër-narkotikëve nga katër vende dhe dokumenteve të shqyrtuara më parë nga Reuters.

Rerefuar dokumenteve, grupi i drejtuar prej tij, ka qenë "i lidhur ose i përfshirë drejtpërdrejt në të paktën 13 raste" të trafikut të drogës që nga janari 2015.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • moderni: 24/01/2021 10:47

    shum lajm interesant, po pse nuk flisni per operacionin antimafia Basso profilo ne itali ku perfshihen dhe politikan shqiptar. Vendi po kapet nga krimi dhe sthoni gje. Bollino mos na zhgenje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?