Bota

Arrestohet në Itali, lideri separatist i Katalonjës Carles Puigdemont

24 Shtator 2021, 09:46| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 14:37

  • Share

Carles Puigdemont, lideri separatist i Katalonjës, është arrestuar në ishullin italian, Sardenja, me një urdhër-arrest spanjoll, katër vjet prej ikjes nga Spanja, pas referendumit për pavarësi, të cilin Madridi e ka shpallur joligjor.

Puigdemont pritet të dalë para gjykatës ditën e sotme, në një seancë dëgjimore, në të cilën mund të merret vendim për ekstradimin e tij në Spanjë për t’u përballur me akuzat për kryengritje.

Puidgemont ka ikur nga shteti pas referendumit të vitit 2017 dhe ka jetuar më pas në Belgjikë, duke pasur ulëse edhe në Parlamentin Evropian.

Puigdemont fillimisht ka pasur imunitet nga ndjekja penale, pas shërbimit si eurodeputet, mirëpo më pas atij i është hequr imuniteti në muajin mars.

Referendumi i vitit 2017 ka nxitur krizë politike në Spanjë, pasi Parlamenti rajonal i Katalonjës  e shpalli në atë kohë pavarësinë nga Madridi dhe vendosi një regjim të vetin në rajon.

Puigdemont, ndodhej në Itali për të marrë pjesë në një festival të folklorit tradicional të Katalonjës.

Qeveria spanjolle ka thënë se arrestimi i Puigdemont “përbën procedurë gjyqësore të vazhdueshme, që zbatohet për çdo qytetar të BE -së që duhet t'iu përgjigjet gjykatave".

Katalonja është një nga rajonet më të pasura dhe më të veçanta të Spanjës dhe gëzon një shkallë të lartë autonomie. Por shumë katalanas mendojnë se i paguajnë më shumë Madridit sesa marrin , prandaj ka pasur vazhdimisht ankesa për mënyrën sesi ata janë trajtuar, veçanërishtnën diktaturën e gjeneralit Franko.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?