Arrestohet në Maqedoni rivali i Aldo Bares që OFL i 'trokiti' për pasuritë! Kërkohet ekstradimi në Zvicër

25 Shtator 2020, 12:16| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 18:07

  • Share

Saimir Taullau është arrestuar në Maqedoni për trafikim të lëndëve narkotike. Ai ka patur edhe një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane. Trafikantit nga Lushnja iu dërgua edhe një kërkesë nga OFL për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Saimir Taullau, vëllai i biznesmenit Baki Taullau të vrarë në 2005 në Lushnjë, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut për një vendim dënimi të dhënë nga drejtësia e Zvicrës.

Taullau, rezulton se është dënuar në Zvicër në vitin 2013 me 4 vjet burgim për akuzën e tregtimit të një sasie heroinë. Mësohet se Taullau është arrestua gjatë aksionit të policisë Zvicerane dhe më pas gjykata që ka marë në shqyrtim çështjen e tij, e ka lënë në masën e “arrestit në shtëpi”. Por Taullau, nuk ka respektuar vendimin e gjykatës, duke ikur nga banesa ku ishte strehuar dhe ka ardhur në Shqipëri. Në vitin 2013, gjykata Zvicerane e ka dënuar në mungesë me 4 vite burg Taullaun.

Mësohet se ditën e djeshme në Maqedoni, është zhvilluar procesi gjyqësor për Saimir Taullaun, ku gjykata ka caktuar masën e “arrestit në burg” me afat 30 ditor, afat ky që do shërbejë deri në mbëritjen e letërporosisë nga Zvicra me qëllim, ekstradimin e tij në këtë shtet.

I kontaktuar në telefon avokati i Saimir Taullaut, Detar Hysi, tha për “Shqiptarja,com” se nuk ka asnjë dijeni për një arrestim të mundshëm të klientit të tij dhe s’mund të jepte komente deri në këtë fazë. Taullau, por përballet në gjykatën e posaçme SPAK, me një process gjyqësor për konfiskimin e pasurisë së tij, që e disponon në Lushnjë. Taullau, njihet si një nga kundërshtarët e bandës së Lushnjës, që drejtohej nga Aldo Bare, sot i dënuar me burgim të përjetshëm.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligji: 26/09/2020 23:38

    Perse nuk eshte arestuar dhe ekstraduar nga pala shqiptare? Kush e mbron kete trafikant? Ne rastin e Mark Frrokut u arestua shefi i interpolit dhe Didi dha doreheqjen. U mbyll ne menyre te turpshme ai proces por dicka levizi.

    Përgjigju
  • gasper: 26/09/2020 00:10

    Kjo OFL PO JU SULET HAJDUTEVE DHE VRASESVE POR NE VEND QE TE FILLOI NGA NJISHI LIKE FLORIRI E DERI NE FUND MERRET ME BISHTAT..... FILLONI NGA KOKA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?