Arrestohet në Moskë avokati i Navalnyt

27 Shkurt, 19:13| Përditesimi: 27 Shkurt, 19:36

  • Share

Moske- Një avokat që përfaqësonte Alexei Navalny dhe javën e kaluar shoqëroi nënën e tij teksa u bëri thirrje autoriteteve për kthimin e trupit, u arrestua në Moskë të martën, thanë mediat ruse.
Arrestimi i Vasilj Dubkov u raportua nga gazeta Novaya Gazeta Europe dhe gazeta e lajmeve Sota.

47-vjeçari Navalny, politikani më i njohur i opozitës ruse, vdiq papritur më 16 shkurt 2024 në një burg në Rrethin Arktik ndërsa vuante dënimin me 19 vjet burg.

Familja e opozitarit të ndjerë zhvilluan një betejë të ashpër për të marrë trupin e tij dhe për të organizuar një ceremoni mortore sipas traditave ruse. Perëndimi ka vënë sanksione shtesë ndaj Rusisë lidhur me vdekjen e Navalny dhe luftën në Ukrainë. Zëdhënësja e zotit Navalny, Kira Yarmysh tha të hënën, 26 shkurt, se po kërkonin të gjenin një vend për organizimin e një shërbese përkujtimore më vonë këtë javë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?