Vladimir Putin

Moska ndalon një shtetas italian, ngriti dronin pranë Kremlinit! BE dritë jeshile Kievit për 4.2 miliardë euro për rimëkëmbjen

6 Gusht, 15:01| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:10

  • Share

Një shtetas italian u ndalua nga policia në Moskë teksa po fluturonte me dron pranë Kremlinit. Kështu ka bërë të ditur policia e cituar nga agjencia e lajmeve ruse Tass, duke saktësuar se arrestimi është bërë pasditen e djeshme.

Nuk dihet identiteti i personit, i cili sipas policisë është “asistent pilot i një kompanie ajrore italiane”.

Ngjarja ka ndodhur në parkun Zaryadye. Sipas burimeve, i arrestuari ka thënë se nuk kishte dijeni për ndalimin e mjeteve fluturuesë në zonë dhe se ka dashur të bëjë vetëm një fotografi panoramike.

Ndërkohë BE-së ka hapur dritën jeshile për t'i paguar këstin e parë prej gati 4.2 miliardë eurosh Kievit për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

“Ky vendim mbështet stabilitetin makro-financiar të Ukrainës dhe funksionimin e administratës së saj publike”, thekson Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së.

Ndërkaq, Rusia ka aneksuar një qytezë në Dontesk ,në lindje të Ukrainës. Ndërsa vazhdojne luftimet, shefi i Këshillit të Sigurisë ruse Shoigu ka deklaruar se  “Perëndimi kërkon një armëpushim që ti lejojë trupave të Kievit të rimëkëmben, të përforcohen e më pas të kundërsulmojnë”

Nderkaq janë ndjerë shpërthime të forta në qëndër dhe në lindje të kryeqytetit ukrainas pasi autoritet aktivizuan një alarm ajror.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?