Foto ilustruese

Arrestohet në Han të Hotit i kërkuari nga Spanja, në portin e Durrësit pranga turkut me dokumente false (EMRAT)

24 Qershor, 11:19| Përditesimi: 24 Qershor, 11:39

  • Share

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim Spanja për vjedhje është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, ditën e sotme.

Për 35-vjeçarin e identifikuar si Klisman Ndoj (Marku) gjykata spanjolle ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

“- sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi”,-njofton policia.

Po ashtu, një 47-vjeçar turk i identifikuar si Yusuf Adet është arrestuar në flagrancë në PKK Port, Durrës pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar.

“ pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të Shkodrës dhe Durrësit, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?