Oleksandr Usyk

Arrestohet në Poloni kampioni i botës në boks, Zelensky ndërhyn për lirimin e Oleksandr Usyk

18 Shtator, 22:34| Përditesimi: 18 Shtator, 22:36

  • Share

Kampioni absolut i botës në peshat e rënda në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk u arrestua në aeroportin e Krakovit (Poloni), ndërsa video e arrestimit u shfaq të gjitha në rrjetet sociale.

Boksieri 37-vjeçar planifikoi të fluturonte për në Valencia të Spanjës ku dëshiron të përgatitet për ndeshjen kundër Tyson Fury (36 vjeç) e cila zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite më 21 dhjetor.

Ukrainasi u ndalua në rrethana të paqarta dhe më pas u deklarua se ishte një keqkuptim. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Usykun duke u larguar me pranga nga policia.

U desh që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të ndërhynte urgjentisht në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë. “Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efikase”, shkroi Usyk në X, por nuk zbuloi pse u arrestua.

Në shtator të vitit 2021, ai u bë kampion bote në versionet IBF, IBO, WBA dhe WBO dhe në maj të këtij viti fitoi edhe rripin WBC pasi mposhti Tyson Fury dhe u bë kampion i padiskutueshëm i botës.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?