Ksenia Karelina

Arrestohet në Rusi balerina ruso-amerikane se dhuroi 51 dollarë për një bamirësi ukrainase

22 Shkurt, 08:29| Përditesimi: 22 Shkurt, 15:21

  • Share

Një grua me shtetësi të dyfishtë amerikano-ruse, kërcimtarja Ksenia Karelina, ishte kthyer në vendlindjen e saj në Rusi vetëm për të parë gjyshërit e saj, por nuk e kishte idenë se do të arrestohej dhe akuzohej për tradhti për dhurimin e 51 dollarëve për një bamirësi ukrainase. 

Kështu shpjegon i dashuri i saj Chris Van Heerden. Çifti, i cili jeton në Los Anxhelos, kishte fluturuar së bashku në Stamboll përpara se Karelina të shkonte në Rusi për të parë familjen e saj.

Lajmi në përditësim...

Ora 15:17
Biden mbështet Mark Rutten për shefin e NATO-s

Presidenti i SHBA, Joe Biden mbështet Mark Rutte-n për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Kështu raportohet nga Politico, e cila citon burime të administratës amerikane.

Mbështetja e Biden për kryeministrin holandez me gjasë do të shtyjë edhe shumë aleatë t’i bashkohen nominimit të Rutte-s në krye të aleancës së Atlantikut të Veriut.

Mandati i shefit aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg skadon në muajin tetor të këtij viti. Suedezi është në krye të aleancës që në vitin 2014 dhe ka qëlluar në periudhën më të vështirë të NATO-s edhe për shkak të presionit prej pushtimit rus në Ukrainë dhe anëtarësimeve të reja në aleancë ku mund të bëjë pjesë shumë shpejt edhe Suedia.

Për postin e lartë në NATO ka shprehur interes edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila është shpallur në kërkim nga shteti rus.

Ora 08:49
Lavrov dhe Blinken injorojnë njëri-tjetrin në samitin e G20

1704446934_bli.jpg

Diplomati i lartë amerikan dhe ministri i Jashtëm rus vizitojnë njëri-tjetrin në takimin e G20, pavarësisht se janë fqinjë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov qëndruan disa metra larg njëri-tjetrit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G20 në Rio de Zhaneiro, por nuk folën dhe nuk u panë me njëri-tjetrin gjatë takimit. 

SHBA ka fajësuar hapur Moskën për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexey Navalny. Po ashtu tensionet me Moskën janë rritur tashmë edhe nga çështja e arrestimit të balerinës me dy shtetësi që dhuroi 51 dollarë për një bamirësi ukrainase.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?