Kronikë

Arrestohet në Tiranë 41-vjeçari i shpallur në kërkim nga Austria, rrezikon 20 vite burg (VIDEO)

13 Korrik, 09:49| Përditesimi: 13 Korrik, 09:52

  • Share

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për disa vepra të rënda penale, përfshirë “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar” dhe “Plagosje”.

Musli Aslani, lindur dhe banues në Shkup, rrezikon deri në 20 vite burg sipas Kodit Penal të Austrisë.

“Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës të koduar “Operacionalja 54”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut”,- njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?