Paratë paund të sekuestruara

Procedohet 39 vjeçari me 30 mijë paund të padeklaruara në Rinas, arrestohet një iraniane për falsifikim pasaporte

10 Tetor 2020, 16:45| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 16:51

  • Share

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçare iraniane që qarkullonte me pasaportë të falsifikuar dhe është proceduar penalisht një 39-vjeçar nga Tirana, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Mësohet se 39 vjeçarit i janë sekuestruar 30000 paund.

Iraniania me iniciale T. N.,  27 vjeçe, në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të norvegjezes.

Më pas policia ka ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj 39 vjeçarit me iniciale Sh. Sh., të cilit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Ai u procedua penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?