Bota

Arrestohet një person për vrasjen e politikanit gjerman, Walter Lubcke

9 Qershor 2019, 02:10| Përditesimi: 9 Qershor 2019, 02:15

  • Share

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e politikanit të njohur gjerman, Walter Lubcke i cili tronditi vendin një javë më parë.

Walter Lubcke, 65 vjeç, kreu i Këshillit të Qarkut në Kassel, u gjet i vdekur në kopshtin e tij të shtunën e kaluar.

Një person u arrestua "përkohësisht", tha policia për median gjermane, pa dhënë detaje të hollësishme.

Hetuesit ishin të bindur se kishin identifikuar të dyshuarin pasi kishin ekzaminuar të dhënat private.

Lubcke ishte një anëtar kryesor i CDU të qendrës së djathtë në shtetin qendror gjerman në Hesse.

Policia hodhi poshtë pistën e vetëvrasjes, duke thenë se ai merrte vazhdimisht kërcënime me vdekje.

Trupi i Lubcke gjet në orën 00:30 të së dielës në tarracën e shtëpisë së tij në fshatin Istha, tha policia. Ai u shpall i vdekur dy orë më vonë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?