Një tjetër pjesëtar i bandës shqiptare të drejtuar nga Esmin Ferhati i njohur ndryshe si ‘Esko’ është vënë në prangat e policisë greke. Ndaj 31-vjeçarit ishte lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bandën kriminale, e cila kryente grabitje të armatosura dhe trafikonte drogë.
Shqiptari, identiteti të cilit nuk dihet, u arrestua mesditën e së hënës në zonën e Kypselit.
Kreu i grupit kriminal është Esko, i cili u arrestua gjatë bastisjes së policisë në kampusin që qëndronte dhe e kishte përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.
I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje. Gjatë operacionit të policisë, një oficere nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.
Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë, plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.