Tentuan grabitjen e çiftit të biznesmenëve në janar, por i plagosën! Kapet njëri nga autorët, në kërkim super hajduti që bëri një mijë vjedhje (VIDEO)

4 Shkurt 2020, 08:54| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 12:45

  • Share

TIRANË-Policia ka arrestuar njërin nga autorët e tentativës së grabitjes së çiftit Laze mbrëmjen e 19 janarit në Allias. I arrestuari në kuadër të operacionit të koduar "Mjegulla" është Fation Mërtënika 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për drogë.

Ndërkohë që është shpallur në kërkim autori tjetër Markeljan Cungu 23-vjeç, banor i zonës së Alliasit dhe emër i njohur për drejtësinë për shumë se një vjedhje, të dy me precedent të mëparshëm penal edhe në fushën e narkotikëve. Cungu, fqinj i çiftit e njihte mirë zonën, kishte studiuar hyrjen në banesë dhe lëvizjet dhe së bashku me 28-vjeçarin tentuan grabitjen, por hasën në rezistencën e çiftit. 

Gjatë operacionit janë gjendur dhe sekuestruar edhe dy armët e dyshuara të përdorura gjatë tentativës për grabitje, municion luftarak, maskë e sende të tjera. Armët e zjarrit dhe konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, sipas policisë janë gjetur të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, bashkë me maskat, municionin luftarak, fashetat plastike dhe sende të tjera. Policia thekson se "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, me pasoje plagosjen e rendë të çiftit Petrit dhe Afërdita Laze dhe "Armëmbajtja pa leje", parashikojnë dënimin deri në 15 vite burgim.

Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze u plagosën me armë zjarri. 61-vjeçari mori një plumb në bark, ndërsa gruaja e tij ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve, të cilët dyshohet se ishin tre, por deri tani një është arrestuar dhe njëri është në kërkim. Petrit dhe Aferdita Laze janë me origjinë nga Skrapari dhe në Tiranë kanë ardhur në 1994, ndërsa kanë disa dyqane të prodhimeve të brumit (bukë, etj).

1580802993_laze8.jpg

1580802950_laze2.jpg

Armët e sekuestruara, maskat dhe dorezat e autorëve

1579506783_AfrditaLaze.jpeg

Çifti Laze

Ora 09:19
Një mijë vjedhje e grabitje/ Profili i super hajdutit të kthyer nga Gjermania, që plagosi çiftin Laze

1580804348_markeljancungu001.jpg

Markeljan Cungu

Markeljan Cungu, që është shpallur në kërkim për tentativën e grabitjes së çiftit të biznesmenëve në 19 janar në Tiranë është i njohur për drejtësinë për disa vjedhje. Në vitin 2016 ai ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa u arrestua sërish nga policia e Tiranës asokohe si autor i vjedhjes së banesës së një biznesmeni sapo kishte lënë qelinë po për të njëjtën vepër penale. Cungu njihet në kartotekat kriminale të disa komisariateve në kryeqytet si personi që ka kryer më tepër grabitje, numri i të cilave shkon në rreth 1 mijë vjedhje e grabitje në Tiranë, Durrës e disa qytete të tjera.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TONI TIRANE: 04/02/2020 14:09

    Plumbin, ishalla paguajne ndonjerin ta heqi qafe

    Përgjigju
  • Tafa: 04/02/2020 09:53

    Me kriminelet ka vetem nje zgjidhje PLUMBI

    Përgjigju
  • Bobobo: 04/02/2020 09:29

    500 vjedhje dhe e keni len te lir mes tiranes ? Ai do plumin

    Përgjigju
    • Turi: 04/02/2020 13:19

      Ka vjell qe 13 vjec dhe nuk e arrestonin dot

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?