TIRANË- Të gjithë ishin bërë bashkë për ta vrarë, por Durim Bami ishte objektiv i vështirë për t’u eliminuar, edhe pse për kokën e tij rivalët vendosën 1 milionë euro. Në po të njëjtën dosje “Revanshi”, ku Ervis Martinaj, Arben Ndoka apo Avdylajt e Shijakut donin doemos ta zhduknin, 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij u vendos masa “arrest me burg” në mungesë për vrasje dhe tentativën për vrasje të 3 personave, mes tyre edhe vetë ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Por liria e të fortit të Niklës nuk zgjati shumë.
Policia e Shtetit njoftoi këtë të mërkurë se Bami, i cili dy ditë më parë u shoqërua nga autoritetet e Dubait, tashmë është arrestuar dhe për të ka nisur procedura e ekstradimit. Autoritetet shqiptare kishin mundur të gjurmonin lëvizjet e Bamit në Dubai dhe njoftuan kolegët e tyre për zonat ku mund të fshihej ai atje, siç në fakt rezultoi e tillë dhe u kap. Ai u shoqërua bashkë me të vëllanë Valterin, i cili pas verifikimeve shkencore në bazë të të dhënave të dërguara nga Shqipëria në Emiratet e Bashkuara Arabe, u la i lirë pasi për të nuk ka asnjë masë arresti.
Sjellja e tij në Tiranë do të jetë e vështirë, duke pasur parasysh se Dubai konsiderohet vendi më i vështirë në botë për ekstradime, edhe pse autoritetet tona pritet të luajnë çdo kartë për t’i bindur, përfshirë këtu edhe me partnerët e INTERPOL. Vendi ynë prej kohësh synon një marrëveshje ekstradimi me Emiratet, por akoma asgjë nuk ka në këtë drejtim.
Durim Bami është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal. Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës.
Kur i ben varrin shokut,se shoke krimi ishin keta,bie vete brenda.Sa nga keta emra qe i kerkonin koken, jane tani te vrare,te zhdukur,apo te arrestuar?!
Përgjigjumos e sillni fare ketu,,,bejani gjygjin atje dhe te vuaje denimin NE EBA....
PërgjigjuPo po prrcta ekstraduar keni
Përgjigju