I shpëtoi atentatit në Tiranë, arrestohet në Kosovë vëllai i deputetes së LSI-së (ARSYET)

9 Dhjetor 2019, 13:33| Përditesimi: 9 Dhjetor 2019, 14:36

  • Share

Është arrestuar në Kosovë vëllai i deputetes së opozitës së re dalë nga listat e LSI-së, Amba Barova, ndaj të cilit gjykata e Prishtinës ka vendosur masën e sigurisë prej 30 ditësh burg për plagosjen e një personi. Eldin Dergjini (Barova) kishte ndërruar identitet, dhe është zbuluar nga autoritetet atje me një pasaportë kosovare të falsifikuar.

Por përse ra në pranga Eldin Dergjini (Barova)?

Prej më shumë se dy javësh ai mbahet në qelinë e paraburgimit, pasi më 22 nëntor të këtij viti është arrestuar në një fshat të Graçanicës, për shkak të një sulmi me shishe që i kishte bërë një personi. Dergjini është pajisur me identitet të ri në Kosovë, me emrin Fredi Berisha i lindur më 10 janar 1986 në Obiliq, me vendbanim në Mitrovicën e Veriut, shkruan media kosovare Insjaderi teksa publikon edhe foton e mjetit të falsifikuar të identifikimit të marrë në Republikën e Kosovës më 7 shtator të këtij viti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës,  Baki Kelani tha për Insajder se “Hetimet nen mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit janë duke vazhduar në drejtim të sqarimit të situatës lidhur me identitetin e të dyshuarit dhe dokumenteve që janë gjetur tek i dyshuari. Në këtë drejtim një mori veprimesh hetimore janë ndërmarr nga Hetuesit e Stacionit Policor Graçanicë, ndërsa veprimet e më tejme hetimore do të vazhdojnë nga Hetuesit në Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit"

Në 12 shtator të këtij viti, Shqiptarja.com raportoi për përfshirjen e 34 vjeçarit nga Shkodra në një ngjarje të dyshimtë në Tiranë, ku fillimisht u fol për një aksident me makinë, ndërsa më tel u zbulua se bëhej fjalë për një atentat të mbetur në tentativë.

Dergjini, i cili kishte ndërruar mbiemrin në Shqipëri për shkak të disa veprave penale që kishin rënduar ndaj tij më herët, udhëtonte me një makinë të blinduar me targa të falsifikuara ruse, një automjet tip 'Mercedes Benz G Class' me targë H001CH 199, vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë euro. Ai deklaroi në atë kohë në polici se dikush e kishte ndjekur nga mbrapa dhe e ka goditur duke bërë që makina të dalë nga rruga pranë rrethrrotullimit "Shqiponja" në Tiranë.

Por teksa kjo ngjarje i ndodhi në kryeqytet, Barova kishte nisur lëvizjet për të bërë gati dokumentet e falsifikuar ame identitet të ri në Kosovë, ku tashmë është arrestuar për plagosje dhe falsifikim dokumentesh.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 09/12/2019 16:06

    A dihet gja me ke ka hi ne konflikt ky se si shum asht tu u msheh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?